Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina bien dakord për gazin



Rusia dhe Kina e kanë nënshkruar marrëveshjen preliminare për furnizimin e Kinës me gazin natyror rus.

Marrëveshja mes “Gazprom”-it rus dhe Korporatës Kombëtare Kineze të Naftës është një nga marrëveshjet e numërta që u nënshkruan gjatë vizitës së kryeministrit Vladimir Putin në Pekin.

Kreu i Gazprom-it Aleksej Miler, tha se marrëveshja parasheh dërgimin e 70 miliardë metra kub të gazit natyror në vit, por çmimi ende nuk është përcaktuar ndërsa kontrata nuk është nënshkruar.

Po sot, Rusia dhe Kina nënshkruan disa marrëveshje në vlerë prej 3.5 miliarda dollarë.

Zv/kryeminsitri rus, Aleksandar Zhukov, tha se marrëveshjet përfshijnë edhe dy kredi kineze nga 500 milionë dollarë për bankat e Rusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG