Ndërlidhjet

KB: Në Irak 100 mijë të goditur nga thatësirat



Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 100 mijë njerëz në Irakun verior i kanë braktisur shtëpitë e tyre që nga viti 2005 për shkak të mungesës së ujit, pas thatësirave dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të ujërave nëntokësorë të shkaktuar nga kollapsi i një sistemi të lashtë të ujitjes.

Sistemi i njohur me emrin karez, ishte ndërtuar në Persinë e lashtë dhe u mundësonte irakianëve furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujitjen e tokave bujqësore.

Vetëm një sistem i tillë është në gjendje që të sigurojë ujë për afro 9 mijë njerëz dhe 200 hektarë tokë bujqësore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG