Ndërlidhjet

Talbot: Ndarja e Bosnjes do ishte katastrofë



Kryetari i Institutit Brukings, Strob Talbot ka deklaruar se ndarja e Bosnjë e Hercegovinës do të ishte katastrofë, dhe se diplomacia amerikane dhe evropiane e sheh me shqetësim situatën aktuale.

“Ndarja e Bosnjes ka mbetur opcion i mundshëm. Kjo do të ishte katastrofike. Shpresoj që SHBA-të dhe BE-ja, si dhe të gjitha palët në Bosnje do ta shmangin këtë katastrofë”, ka thënë Talbot për gazetën “Danas”.

Ai ka shpjeguar se e ka përdorur fjalën “katastrofë” sepse konsideron se shpërbërja e dhunshme, ashtu si fisioni bërthamor, mund të bartet edhe në pjesë tjera të rajonit.
XS
SM
MD
LG