Ndërlidhjet

Gjenevë: Kundërthënie për raportin për Lindjen e Mesme


Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillej, e ka mbështetur sot raportin, në të cilin forcat izraelite dhe militantët palestinezë, akuzohen për krime të luftës gjatë konfliktit të tyre vitin e kaluar.

Kjo mbështetje për raportin e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga gjyqtari Riçard Goldston, u bë në kohën kur Izraeli i ka tërhequr vërejtjen Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, se miratimi i raportit të përmendur rrezikon që ta shkatërroj procesin paqësor në Lindjen e Mesme.

Zonja Pillej i tha Këshillit prej 47 anëtarësh se ajo i mbështet rekomandimet e raportit, që nënkuptojnë se Izraeli dhe Hamasi duhet të zhvillojnë hetime dhe t’i dënojnë ata që kanë kryer krime të luftës.

Ambasadori izraelit, Aron Leshno – Jar e ka hedhur poshtë raportin e zotit Goldston duke e cilësuar si “të njëanshëm dhe me të meta”. Ai i ka tërhequr vërejtjen Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, se me mbështetjen e raportit “do të krijoj pengesa për shpresat për paqe”.
XS
SM
MD
LG