Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë, të miratuar mbrëmë nga qeveritë në Prishtinë dhe Shkup.
Ratifikimi i saj dështoi në votimin e parë, meqë Kuvendi nuk arriti të mbledhë dy të tretat e votave të deputeteve, të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në seancën e re, të mbajtur pas votimit të parë, marrëveshja u miratua, duke i hapur kështu rrugë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.