Ndërlidhjet

Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen




Kuvendi i Maqedonisë me 72 për, 11 kundër dhe asnjë të përmbajtur, e ratifikoi marrëveshjen për shënimin fizik të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Gjatë debatit, i ci zgjati deri ne oret e vona te mbremjes, opozita maqedonase i ripërsëriti qëndrimet se me këtë marrëveshje, Maqedonia i dhuron Kosovës pjesë të territorit të saj, dhe palajmëroi se marrëveshjen do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Demokracisë së Re, theksuan se marreveshja siguron zgjidhjen e çështjes së kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës, krijon stabilitet në rajon dhe hap perspektivat e vendit për anëtarësim në BE.

Ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski, duke e arsyetuar miratimin e kësaj marrëveshje tha se ajo është në funksion të stabilitetit në rajon, pasi përmbyllet një çështje e vogël dhe e rëndësishme si dhe krijohen marrëdhënie të mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Në debatin parlamentar gjatë ditës deputetët e opozitës kërkuan që tu ndahen hartat topografike për të parë nëse Kosovës i jepet më shumë territor se sa 150 metra aq sa parashikohet me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare, e miratuar në vitin 2001.
Me heret, marreveshja mori driten e gjelbert ne Komisionet kuvendore, ne Komisionin per politike te Jashtme dhe ne Komisionin Juridiko- ligjvenes.
XS
SM
MD
LG