Ndërlidhjet

Kabul: Rivalët janë të gatshëm për bisedime


Ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner, thotë se presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, Abdullah Adbullah, janë të gatshëm të “punojnë së bashku” për zgjidhjen e krizës zgjedhore në Afganistan.

Këto komente, zoti Kushner i bëri para reporterëve në Kabul, pas takimit me të dy politikanët.

Ai tha se Karzai dhe Abdullah i janë referuar “domosdoshmërisë për të punuar së bashku” për zgjidhjen e problemeve, lidhur me zgjedhjet presidenciale të muajit gusht.

Rezultatet kanë treguar se presidenti aktual, Hamid Karzai, avancon bindshëm para rivalit, Abdullah Abdullah, por ka pasur akuza të shumta për vjedhje masive.

Duke u brengosur për mundësinë e thellimit të krizës politike, liderët botërorë, gjatë ditëve të fundit, kanë biseduar me telefon me të dy politikanët afganë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG