Irani dhe fuqitë botërore sot zhvillojnë bisedime të reja për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor të Teheranit.
Bisedimet në Vjenë pritet t’i sqarojnë detajet e propozimit që uraniumi i Iranit të dërgohet jashtë vendit për t’u pasuruar për reaktorin bërthamor.
Propozimi u bë në takimin e parë në Gjenevë në 1 tetor. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i quajti këto bisedime “hap përpara”.