Ndërlidhjet

SHBA: Strategji e re ndaj Sudanit


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka shpallur strategjinë e re ndaj Sudanit, duke ofruar stimulime nëse qeveria në Kartum punon drejt arritjes së paqes.

Në një kumtesë, zoti Obama, tha se qeveria e Sudanit duhet ta përmirësoj situatën në Darfur dhe në jug të këtij vendi ose ballafaqohet me “presion në rritje” nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare.

Preisdenti i Sudanit, Omar al-Bashir, është i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për orkestrimin e sulmeve vdekjeprurëse në rajonin Darfur të Sudanit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 300 mijë njerëz kanë humbur jetën në luftën civile në Darfur.
XS
SM
MD
LG