Ndërlidhjet

SHBA: Bajden niset për në Evropë


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhoe Bajden, sot niset për në Evropë, me ç’rast do t’i vizitoj vendet aleate, Poloninë dhe Çekinë.

Zyrtarët i hedhin poshtë pohimet se zoti Bajden, është dërguar në këtë mision për ta qetësuar Varshavën dhe Pragën, pas vendimit të presidentit Obama, për tërheqje nga planet për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në këto dy vende, duke e zëvendësuar atë me një sistem mobil.

Pos, Polonisë dhe Çekisë, zëvendës presidenti Bajden, do ta vizitoj edhe Rumaninë.

Turneu i tij evropian zgjatë deri më 24 të këtij muaji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG