Ndërlidhjet

Tusk: Polonia mund të jetë pjesë e mbrojtjes raketore



Kryeministri i Polonisë Donald Tusk tha se Polonia është e gatshme të marrë pjesë në mburojën e rikonfiguruar raketore amerikane.

“Polonia e sheh këtë koncept, këtë projekt të mbrojtjes raketore amerikan e, këtë konfigurim të ri të mbrojtjes raketore, si shumë interesant dhe shumë të nevojshëm. Ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e tij për aq sa të jetë e nevojshme”, tha Tusk.

Kryeministri polak i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara Xho Bajden, i cili qëndron në Varshavë, në vizitën e nivelit më të lartë të administratës Obama në Poloni.

Presidenti amerikan Barak Obama e propozoi rikonfigurimin e mbrojtjes raketore në shtator, kur i anuloi planet e administratës Bush për vendosjen e 10 raketave interceptore në Poloni dhe radarit në Çeki.

Gjatë ditës së sotme në Poloni dhe vizitës së tij të premten në Çeki, Bajden do t’i sigurojë polakët dhe çekët se Shtetet e Bashkuara i mbeten të përkushtuara mbrojtjes raketore.

Turneu i tij gjithashtu përfshin vizitën në Rumani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG