Ndërlidhjet

Sllovaki: Afganistani në agjendë të NATO-s


Ministrat e mbrojtjes të 28 vendeve anëtare të NATO-s, do ta fillojnë sot takimin dy ditor në Bratisllavë të Sllovakisë.

Në mesin e çështjeve që do të trajtohen, do të jetë edhe lufta në Afganistan dhe mbajtja e rundit të dytë të zgjedhjeve në këtë vend, më 7 nëntor.

Takimi në Bratisllavë, po mbahet në periudhën kur administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, po e shqyrton mundësinë e shtimit të trupave në Afganistan, për t’ju bashkuar luftës kundër militantëve talibanë.

Raportet thonë se vendet anëtare të NATO-s nuk do të marrin ndonjë vendim final për të dërguar trupa shtesë, para zgjedhjeve të atjeshme.
XS
SM
MD
LG