Ndërlidhjet

Çekia mbështet planin e ri mbrojtës amerikan



Kreyeministri i Çekisë Jan Fisher tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë pjesë në planin e ri amerikan për mbrojtjen raketore.

Fisher i bëri këto komente pas takimit me nënpresidentin amerikan Xho Bajden.

“Republika e Çekisë është e gatshme të marrë pjesë në formësimin e kësaj arkitekturë të re mbrojtëse dhe ta gjejë vendin e vet në të, kur të kemi informata më konkrete për afatet”, tha Fisher.

Bajden tha se Uashingtoni në nëntor do të dërgojë një ekip ekspertësh në Pragë për bisedime.

Praga është ndalesa e fundit e Bajdenin në Evropën Qendrore, në turneun, i cili synonte të sigurojë mbështetje për planin e mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara, i dizajnuar për t’i parandaluar raketat me rreze të shkurtë dhe rreze të gjatë veprimi.

Në fillim të javës, nënpresidenti Bajden siguroi mbështetjen e Polonisë dhe të Rumanisë.

Sistemi i ri, në të cilin përfshihen edhe sistemet kundër raketore të vendosura në anije dhe në tokë, e zëvendëson planin e kohës së Bushit për vendosjen e bazës raketore në Poloni dhe radarit në Republikën e Çekisë.

Plani i administratës Bush u kundërshtua ashpër nga Rusia.
XS
SM
MD
LG