Ndërlidhjet

Bajden fiton mbështetjen e evropianëve


Nënpresidenti Xho Bajden
Nënpresidenti Xho Bajden

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, e ka fituar mbështetjen e Polonisë, Rumanisë dhe Çekisë rreth planeve të reja amerikane për mbrojtjen raketore.


Turneun treditor në vendet e Evrpopës Qendrore, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, e përmbylli me vizitën në Pragë.

Kreyeministri i Çekisë, Jan Fisher, tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë pjesë në planin e ri amerikan për mbrojtjen raketore.

Fisher i bëri këto komente pas takimit me nënpresidentin amerikan, Xho Bajden.

Republika e Çekisë është e gatshme të marrë pjesë në formësimin e kësaj arkitekture të re mbrojtëse dhe ta gjejë vendin e vet në të, kur të kemi informata më konkrete për afatet”, tha Fisher.

Bajden tha se Uashingtoni në nëntor do të dërgojë një ekip ekspertësh në Pragë për bisedime.

Praga është ndalesa e fundit e Bajdenit në Evropën Qendrore, në turneun, i cili synonte të sigurojë mbështetje për planin e mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara, i dizajnuar për t’i parandaluar raketat me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi.

Në fillim të javës, nënpresidenti Xho Bajden e siguroi edhe mbështetjen e Polonisë dhe të Rumanisë.

Sistemi i ri, në të cilin përfshihen edhe sistemet kundër-raketore, të vendosura në anije dhe në tokë, e zëvendëson planin e kohës së Bushit për vendosjen e bazës raketore në Poloni dhe radarit në Republikën e Çekisë.

Plani i administratës së ish-presidentit Xhorxh Bush u kundërshtua ashpër nga Rusia.

(V.P.)
XS
SM
MD
LG