Policia e Hungarisë dhe ajo e Serbisë kanë gjetur kufomat e tre personave të mbytur në lumin Tisa, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerët, i transmeton Reuters zyrtarët e policisë.
Policitë e dy vendeve nuk konfirmuan nëse bëhet fjalë për aksident të ndonjë mjeti lundrues, dhe nuk thanë se sa njerëz të tjerë mund të konsiderohen të zhdukur.
“Është e mundur që këta njerëz të jenë përpjekur ta kalojnë kufirin me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore", transmetohet të ketë thënë Janosh Pal, zëdhënës i policisë në qarkun Congrad.