Ndërlidhjet

Bagdad: 75 të vrarë dhe qindra të plagosur



Të paktën 75 njerëz e kanë humbur jetën dhe qindra janë plagosur nga dy shpërthime të fuqishme që sot e tronditën qendrën e Bagdadit.

Njëri shpërthim e dëmtoi rëndë ministrinë irakiane të Drejtësisë, ndërsa shpërthimi tjetër ndodhi afër zyrës së guvernatorit, duke shkaktuar zjarre të mëdha.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet e automjeteve, por agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarë të kenë thënë se shpërthimet duken si vepër e Al Kaidës apo të partisë Baathiste.

Autritetet i kanë mbyllur rrugët që çojnë në vendet e shpërthimit, ku kufomat janë shtrirë në rrugë.

Shpërthimet e sotme vijnë dy muaj pas dy shpërthimeve që i shkatërruan ministrinë e jashtme dhe atë të financave në Bagdad, kur mbetën të vrarë pothuaj 100 njerëz.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG