Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 14 amerikanë në incidente ajrore



14 amerikanë kanë humbur jetën në një valë aksidentesh me helikopterë në Afganistan.

Në incidentin e parë ku u rrëzua një helikopter amerikan humbën jetën shtatë ushtarë dhe tre civilë amerikanë që punonin për qeverinë.
11 ushtarë dhe një civilë amerikanë si dhe 14 afganë u plagosën në të njëjtin incident.

Në një incident të ndarë katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy helikopterëve. Incidenti tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në jug të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG