Ndërlidhjet

Bill Gejts: SHBA ta ndihmoj shëndetësinë


Bashkëthemeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts, ka kërkuar nga ligjvënësit amerikanë, që të investojnë më tepër në luftën kundër sëmundjes SIDA, pastaj malarjes dhe sëmundjeve të tjera, që janë të përhapura në vendet në zhvillim.

Zoti Gejts, njëri nga njerëzit më të pasur në botë, i tha një paneli të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, se ndihma amerikane për shtetet e jashtme është esenciale për uljen e shkallës së mortalitetit te fëmijët.

Bill Gejts dhe bashkëshortja e tij, Melinda, kanë dhënë donacione prej miliarda dollarësh për shëndetësinë globale, ndërsa në Uashington e kanë lansuar një projekt të tyre të ri, në të cilin njerëzit nga e gjithë bota, do t’i paraqesin tregimet e tyre personale se si kanë përfituar nga shpenzimet e Shteteve të Bashkuara në shëndetësinë globale.
XS
SM
MD
LG