Ndërlidhjet

Ukrainë: Mbyllen shkollat nga gripi i derrave



Autoritetet Ukrainase i kanë mbyllur shkollat, i kanë anuluar ngjarjet publike dhe kanë kërkuar nga popullata që të reduktojnë daljet për tri javë, pas konfirmimit të një të vdekurit nga virusi i gripit të derrave.

Kryeministrja Julia Timoshenko, ka bërë të ditur se kjo periudhë do të mund të zgjatet nëse ka nevojë.

Timoshenko ka bërë të ditur në takimin e jashtëzakonshëm të kabinetit qeveritar, se do të prezantoj një sistem të ri për ndalimin e udhëtimeve nga një rajon në tjetrin.

Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se një nga 30 të vdekurit në Ukrainën perëndimore ishte viktimë e virusit H1N1, njohur si gripi derrave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG