Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një dozë e vetme kundër gripit H1N1 është e mjaftueshme për imunizimin e të rriturve dhe fëmijëve mbi 10 vjet.
Një numër i madh i vendeve tashmë kanë filluar vakcinimin e popullsisë kundër gripit të derrit, para fillimit të dimrit, kur pritet të rritet numri i të sëmurëve nga gripi.