Ndërlidhjet

Ban: Optimizëm i matur rreth Qipros


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka deklaruar se është optimistë, por edhe i matur lidhur me bisedimet paqësore në Qipro.
“Liderët e dy bashkësive janë takuar gjatë këtij viti rreth 45 herë, por duhet hyrë në fazën tjetër të vendimeve dhe kompromiseve”, ka thënë Ban Ki Mun për gazetën greke “Katimerini”.
Qipro është e ndarë nga viti 1974, pas invadimit të Turqisë, ndërsa në veri të ishullit ende gjenden 35 mijë ushtarë të Turqisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG