Ndërlidhjet

Karzai shpallet president i Afganistanit



Komisioni i Zgjedhjeve në Afganistan e ka shpallur Hamid Karzain president të zgjedhur dhe e anuloi rrethin e dytë të votimit.

Kreu i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, Azizullah Ludin e bëri njoftimin në një konferencë për shtyp në Kabul.

“Në dritën e të gjitha këtyre argumenteve, në pajtim me artikullin 156 të kushtetutës dhe artikullin 49 të ligjit për zgjedhjet, Komisoni i Zgjedhjeve e shpall Hamid Karzain, kandidatin kryesor nga rrethi i parë dhe kandidatin e vetëm në rrethin e dytë, si president të zgjedhur”, tha Ludin.

Vendimi i komisionit pasoi tërheqjen nga gara të rivalit të vetëm të Karzait, ish ministrit të Jashtëm, Abdullah Abdullah.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore të Bashkuara Ban Ki Mun tha në Kabul se Kombet e Bashkuara do të përkrahin dhe respektojnë çdo vendim të komisionit zgjedhor.
XS
SM
MD
LG