Ndërlidhjet

BDI: Në NATO, BE me ose pa maqedonasit



Shqiptarët do të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe NATO “me ose pa maqedonasit", tha nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Rafiz Haliti.

“Shqiptarët janë deklaruar për platformën ku është shkruar: Maqedonia në BE dhe NATO. Për ne është me rëndësi deri në dhjetor të ketë zgjidhje për emrin. Referendumi është çështje tjetër”, tha ai.

Haliti tha se anëtarësimi në NATO dhe BE ka qenë premtim parazgjedhor i partisë së tij, kështu që BDI-ja patjetër duhet ta plotësojë këtë zotim para votuesve. Ai tha se në të kundërtën situata mund të radikalizohet.

BDI i ka bërë thirrje Qeverisë që deri në dhjetor të dërgojë garanca të qarta te Athina dhe ndërkombëtarët se Maqedonia është e gatshme për kompromis dhe zgjidhje të kontestit me Greqinë.

Ndaj deklaratës së BDI-së, VMRO-DPMNE është përgjigjur se nuk pranon shantazhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar maqedonas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG