Ndërlidhjet

Moskë: Vritet pronari i klubit Spartak



Prokuroria ruse tha se biznesmeni ruso-izraelit, Shabtai Kalmanovic, pronar i një klubi basketbollistik të femrave në Moskë, është qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Rusisë.

Anatolij Bagmet, drejtues i komitetit hetues në prokurorinë e Moskës, tha se Kalmanovic ishte qëlluar 20 herë nga sulmues të panjohur.

Kalmanovic ishte pronar i klubit Spartak, i cili ka njohur suksese të mëdha në planin ndërkombëtar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG