Ndërlidhjet

Karaxhiqi i kthehet gjyqit, Haga paralajmëron



Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq sot po merr pjesë në gjykimin e tij. Karaxhiqi akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Deri tani ai nuk ishte paraqitur në gjyq me justifikimin se nuk kishte kohën e nevojshme për tu përgatitur për mbrojtjen. Karaxhiqi, ashtu si Millosheviqi po vetmbrohet.

"E drejta për tu vetpërfaqësuar nuk është një e drejtë absolute. Nëse një i akuzuar është pengues për procesin, kjo e drejtë i hiqet dhe emërohet një mbrojtës ligjor, pavarësisht nga Karaxhiqi”, deklaroi gjatë ditës Nerma Jelaçiç, zëdhënëse e Gjykatës së Hagës.

Prokuroria po paraqet rastin dhe e ka përshkruar Karaxhiqin si “komandant suprem të spastrimit etnik”.
XS
SM
MD
LG