Ndërlidhjet

Forcat saudite goditën rebelët në Jemen



Aeroplanët e Arabisë Saudite i kanë bombarduar rebelët shiitë në Jemenin fqinj.

Raportet nuk janë konfirmuar nga zyrtarët e Saudisë apo të Jemenit.

Sulmi i pretenduar vjen pasi Arabia Saudite i akuzoi rebelët për vrasjen e dy oficerëve sauditë në kufi.

Saudia druan për jostabilitetin në Jemenin fqinj, i cili përballet me lëvizje separatiste në jug të vendit, gjë që mund të forcojë pozitat e Al Kaidës.

Po sot, Al Kaida e mori përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u vranë tre oficerë të sigurisë të Jemenit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG