Ndërlidhjet

Okada: Nuk ka lëvizje të bazës amerikane



Shefi i diplomacisë japoneze, Kacuja Okada, ka deklaruar se gjatë vizitës së ardhshme të presidentit amerikan, Barak Obama, nuk pret marrëveshje për transferin e trupave të Shteteve të Bashkuara nga ishulli Okinava, ku sot rreth 30 mijë njerëz kanë protestuar kundër bazave amerikane.
Obama të premten takohet me kryeministrin e Japonisë, Jukio Hatojama.
Uashingtoni dhe Tokio në vitin 2006 ishin marrë vesh që baza detare në Okinavë të transferohet në një pjesë tjetër të ishullit.
Në Japoni gjenden rreth 47 mijë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG