Ndërlidhjet

Kina ekzekutoi 9 vetë për trazirat etnike



Mediat zyrtare njoftuan se Kina ka ekzekutuar nëntë njerëz për shkak të trazirave etnike në rajonin perëndimor Ksingjiang.

Këta janë të parët që ekzekutohen prej shpërthimit të trazirave dhe përleshjeve ndërmjet ujgurëve dhe shumicës kineze, në të cilat e humbën jetën 200 vetë.

Nuk është e qartë se ku u kryen ekzekutimet.

Qindra njerëz u arrestuan pas protestave, ndërsa një numër i tyre u dënuan.
XS
SM
MD
LG