Irani i ka akuzuar tre shtetasit amerikanë për spiunazh.
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi kryeprokurorin e Teheranit, Abas Xhafari Dolatabadi të ketë thënë se hetime janë duke vazhduar.
Tre amerikanët u paraburgosën nga rojet irakiane afër kufirit me Irakun në 31 korrik.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe familjet e tyre thanë se ata ishin duke bërë alpinizëm, kur gabimisht e kishin kaluar kufirin.
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se “nuk ka prova për të mbështetur kurrfarë akuze”.