Ndërlidhjet

Iran: Policia e gatshme t'u presë duart kriminelëve



Shtypi i Iranit raportoi se policia është e gatshme që të fillojë zbatimin e masave të ashpra ndëshkuese islamike për ta zvogluar krimin në rritje.

Kreu i policisë kriminale Asgar Xhafari i ka thënë gazetës “Evtekar” se vendi rrezikon “pasigurinë” nëqoftëse nuk fillon të amputojë duart e vjedhësve.

Megjithëse parashihen sipas ligjit islamik të Sheriatit, dënimet e tilla rrallë herë janë zbatuar në publik.

Në të kaluarën, Kombet e Bashkuara dhe aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar Iranin për ndëshkimet e këtilla.
XS
SM
MD
LG