Ndërlidhjet

Milibend refuzon postin e kryediplomatit të BE



Sekretari i Jashtëm britnaik, Dejvid Milibend ka refuzuar postin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, njoftoi sot kreu i eurodeputetëve socialistë, Martin Shulc.

Ai tha se e mbështet emërimin e ish kryeministrit italian Masimo D'Alema në postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, funksion i cili është i paraparë me Traktatin e Lisbonës.

Milibend ka refuzuar ta lëshojë skenën politike britanike para zgjedhjeve parlamentare në prenverë 2010, të cilat shihen si të vështira për Laburistët.


XS
SM
MD
LG