Ndërlidhjet

Palestinezët përkujtojnë Jaser Arafatin



Palestinezët shënojnë sot pesë vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të tyre, Jaser Arafat.

Dhjketëra mijë demonstrues me flamuj palestinezë në duar dhe simbole të fraksionit Fatah të Arafatit u tubuan në Ramallah, kryeqytetin e Bregut Perëndimorë, për ta nderuar njeriun, i cili për katër dekada e udhëhoqi luftën e tyre për atdhe të pavarur.

Pasuesi i Arafatit si President i Autoritet Palestinez, Mahmud Abbas, iu drejtua turrmës duke ripërsëritur kërkesën për ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në territoret e pushtuara palestineze para rifillimit të bisedimeve paqësore.

Izraeli ka refuzuar të ndërpresë ndërtimin e vendbanimeve para bisedimeve paqësore.

Abbas ka thënë se nuk do të garojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e janarit, nëse ngecin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ringjalljen e bisedimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG