Ndërlidhjet

Kaukaz: Vriten 3 militantë dhe 3 civilë



Zyrtarët rusë thanë se tre militantë të dyshuar janë vrarë sot në republikën e Ingushetisë në Kaukazin Verior.

Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme, Madina Haxhieva tha se ata janë vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë.

Po sot, policia në Dagestan tha se tre gra civile e kanë humbur jetën nga një bombë.

Sulmet në Kaukazin Verior janë shtuar dukshëm këtë vit, ndërsa Moska i fajëson kryengritësit myslimanë.

XS
SM
MD
LG