Mediat italiane raportuan se udhëheqësi i Libisë Muamer Gadafi ka tubuar rreth 200 femra të reja italiane në një vilë në Romë dhe është përpjekur që t’i konvertojë në Islam.
Gadafi, i cili ndodhet në Romë në samitin e OKB-së për ushqim, e kishte reklamuar ngjarjen përmes një agjencie.
Ai ka kërkuar “500 vajza atraktive” dhe u ka premtuar 60 euro dhe disa dhurata nga Libia, njoftoi agjencia italiane ANSA.
Disa gra që kanë qenë të pranishme në tubimin i kanë thënë agjencisë se ato ishin ofenduar nga predikimet dy orëshe të Gadafit mbi Islamin.
Të tjerat kanë thënë se kanë pritur një mbrëmje më fisnike.
Ambasadori i Libisë në Romë ka thënë se Gadafi kishte planifikuar takime të ngjashme gjatë vizitës tre ditore në Romë.