Shtetet e Bashkuara kanë lavdëruar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e zgjedhjeve të para nga shpallja e pavarësisë, duke i cilësuar ato “gurthemel të rëndësishëm” në rrugën e demokracisë.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Qeverinë e Kosovës për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para nga pavarësia”, ka thënë zëdhënësi i Stejt Departamentit, Ian Kelly.
“Urojmë qytetarët nga rradhët e të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe komunat e reja me shumicë serbe, për pjesëmarrjen e tyre të konsiderueshme në këto votime”, ka thënë Kelly.
“Këto zgjedhje paraqesin gurthemel të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj”, ka pohuar zëdhënësi i Stejt Departamentit, Ian Kelly.
BE përshëndet zgjedhjet në Kosovë
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian e ka përshëndetur "rrjedhën e rregullt" të zgjedhjeve të para në Kosovën e pavarur, duke e theksuar pjesëmarrjen e gjerë të pakicave etnike.
Fakti që grupet etnike dolën në votime ishte "shprehje e përkushtimit të votuesve për konsolidimin e mëtejmë të shoqërisë demokratike dhe shumëetnike në Kosovë", thuhet në deklaratë.
Kryesuesja së BE-së më tej shpfaq shpresën se edhe rrethi i dytë i votimit në 13 dhjetor do të kalojë qetë ashtu qi i pari, ndërsa për organizmat vëzhgues porositet që "t'u ofrohen të gjitha resurset dhe mbështetja e nevojshme".