Ndërlidhjet

Londër: Zgjedhjet pozitive, korrigjoni parregullsitë



Shefi i diplomacisë britanike David Miliband ka uruar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të para që nga shpallja e pavarësisë.

“Zgjedhjet e para në Kosovë që nga pavarësia kanë shënuar pjesëmarrje të mirë nga të gjitha komunitetet në Kosvë. Kjo është një shenjë e rëndësishme e krijimit në Kosovë të një shoqërie të fuqishme shumëetnike. Këto zgjedhje nuk ishin për statusin por për një qeverisje më të mirë lokale”, thuhet në deklaratën e diploamcisë britnaike.

“Mirëpres suksesin, por janë raportuar disa parregullsi të procesit. I nxis partitë politike të zgjidhin pparregullsitë përmes kanaleve ligjore të Komisionit të Ankesave në KQZ”, deklaron Miliband.

Ai kërkon angazhim dhe respektim të standardeve ndërkombëtare gjatë raundit të dytë të zgjehdjeve dhe votimeve të pranverës në komunat e Parteshit dhe Mitrovicës së Veriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG