Ndërlidhjet

SHBA: Iranit i ka mbetur kohë e shkurtër



Shtetet e Bashkuara thanë se Irani ka kohë shumë të shkurtër për ta dorëzuar përgjigjen formale ndaj planit të Kombeve të Bashkuara për pasurimin e urainumit, i cili synon t’i zbutë shqetësimet se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelli tha se “po rritet frustrimi” rreth dështimit të Teheranit për t’u përgjigjur.

Kelly nuk dha një kornizë të saktë kohore, në të cilën Uashingtoni e pret përgjigjen e Iranit, por tha se koha është “shumë e shkurtër”.
XS
SM
MD
LG