Presidenti afgan Hamid Karzai bën sot betimin për mandatin e dytë presidencial.
Ceremonia, ku do të marrin pjesë rreth 300 përfaqësues të lartë të politikës ndërkombëtare, do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Karzai fitoi zgjedhjet pas anullimit të raundit të dytë, anullim që erdhi si rezultat i tërheqjes së kandidatit tjetër.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton gjendet në Kabul për ceremoninë.
“Jemi këtu në një moment kritik, në prag të inagurimit të presidnetit Karzai për një mandat të dytë. Tani ekziston një dritare mundësish për presidentin karazai dhe qeverinë e tij, që të dëshmojë para popullit afgan se janë të përgjegjshëm dhe do përmirësojnë jetën e njerëzve të këtij vendi të mrekullueshëm”, tha Klinton.