Ndërlidhjet

Fuqitë botërore të zhgënjyera me Iranin



Përfaqësues nga gjashtë fuqitë botërore shprehën zhgënjimin me qëndrimin e Iranit rreth propozimit të Kombeve të Bashkuara. OKB-ja i ka ofruar Iranit mundësinë e pasurimit të uraniumit në një vend të tretë e më pas të kthehet në Iran për tu përdorur për nevoja civile.

Irani e ka refuzuar propozimin.

“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e informacioneve për tre elementët kyç të propozimit”, tha Robert Kuper, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian. Në takim merrnin pjesë zyrtarë nga Britania, Franca, SHBA-të, Gjermania, Rusia dhe Kina.
XS
SM
MD
LG