Ndërlidhjet

Shtatorja e Bushit në Fushë Krujë



Qyteti i Fushë Krujës planifikon të ngrejë një shtatore të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush për ta përkujtuar vizitën e tij në vitin 2007, kur presidenti amerikan u prit si hero.

Kryetari i bashkisë së Fushë Krujës, Ismet Mavriqi tha se shtatorja do të zbulohet në Sheshin Bush në qendër të qytetit në 10 qershor, 2010, kur mbushen plot tri vjet nga vizita e ish presidentit amerikan.

“Po të pyetesha unë, do të doja që shtatorja të jetë e lartë tri metra dhe të punohet nga bronzi, sepse ajo e kap si duhet imazhin e tij prej ecjes me energji”, e transmeton Reuters kreun e bashkisë së Fushë Krujës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG