Ndërlidhjet

Millibend: Qeverisë afgane i duhet NATO-ja



Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Millibend tha se qeveria e Afganistanit mund të bjerë brenda disa javësh nëse trupat e NATO-s do të largoheshin nga vendi.

Në një prononcim për të përditshmen “Guardian”, Milliband ka thënë se forcat e kryengritësve do t’i mundnin shpejt trupat afgane nëse do të tërhiqej bashkësia ndërkombëtare.

Presidenti Hamid Karzai ka thënë se ai pret që forcat afgane të aftësohen për ta kontrolluar vendin brenda pesë viteve.

Millibend tha se se bashkësia ndërkombëtare do të qëndrojë për aq sa duhet dhe nuk do t’u përmbahet “afateve artificiale” kohore.
XS
SM
MD
LG