Një ushtar çek është plagosur sot në bazën e kontingjentit të Çekisë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë.
Të dhënat e para thonë se në ushtarin ka qëlluar një pjesëtar nga njësiti i tij, njoftoi ministria e mbrojtjes në Pragë.
“Ka dyshime serioze se lëndimin ia ka shkaktuar kolegu i kontingjentit, dhe ngjarja po hetohet”, tha zëdhënësi i ministrisë, Andrei Çirtek.
Ushtari i plagosur është operuar në spitalkin ushtarak amerikan dhe është jashtë rrezikut për jetë.