Kryengritësit separatistë në provincën pakistaneze Baluçistan i kanë refuzuar reformat e propozuara nga qeveria për t’i dhënë fund kryengritjes.
Paketa e reformave që u bë publike dje në parlament, parashikon dhënien fund të operacioneve ushtarake kundër rebelëve, si dhe rritjen e pagesës për gazin, i cili shfrytëzohet.
Nacionalistët në krahinën Baluçistan, e cila është e pasur me gaz, tashmë disa vjet po bëjnë fushatë për autonomi më të madhe dhe hise më të madhe nga profitet që dalin nga resurset natyrore të provincës.