Ndërlidhjet

Obama do marrë pjesë në samitin e Kopenhagës



Mediat perëndimore cituan një zyrtar të paemëruar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se presidenti Barak Obama do të udhëtojë në Kopenhagë në dhjetor ku do të marrë pjesë në konferencën globale mbi klimën.

Zyrtari tha se presidenti do të jetë në Kopenhagë në 9 dhjetor para se të niset në Oslo për ta pranuar Çmimin Nobel për Paqe.

Deri sot pjesëmarja e Obamës nuk ishte e sigurtë.

Rreth 65 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në tubimin, i cili do t’a shtrojë kornizën për një marrëveshje të re për luftimin e ngrohjes globale.

Obama ka thënë se takimi në Kopenhagë duhet të jetë një marrëveshje, e cila do ketë efekt të menjëhershëm operacional, e jo vetëm deklaratë politike.
XS
SM
MD
LG