Ndërlidhjet

Karzai fton talibanët për bisedime paqësore



Presidenti afgan Hamid Karzai e ka shënuar Kurban Bajramin me ftesën drejtuar talibanëve dhe kryengritësve tjerë që t’u bashkangjiten bisedimeve paqësore.

Në mesazhin e tij, Karzai tha se “të gjithë ata që i rrokën armët kundër vendit të tyre duhet t’i ulin armët dhe të marrin pjesë në rindërtimin e vendit”.
Në fillim të javës, kreu i talibanëve Mulla Omar përsëri i refuzoi bisedimet paqësore.

Omar tha se populli i Afganistanit nuk do të dakordohet me kurrfarë negociatash, të cilat do ta zgjatnin praninë e trupave të huaja në vend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG