Ndërlidhjet

Papandreu, Berisha, Gruevski zotohen për mjedisin



Kryeministrat e Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu, Sali Berisha dhe Nikolla Gruevski, u zotuan sot për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet tri vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në deklaratën nga takimi tripalësh në Pili të Greqisë, shefat e shteteve shprehën gatishmëri për të ruajtur eko-sistemin e Liqenit të Prespës.

“Besojmë se aktiviteti ynë i përbashkët paraqet shembull unik nisur nga fakti se Parku i Prespës është i pari rajon ndërkufitar i mbrojtur në Evropën Juglindore”, thuhet në deklaratën e tre kryeministrave, e cila siç theksohet, është mbështetje për konferencën globale mbi klimën në Kopenhagë.
XS
SM
MD
LG