Ndërlidhjet

Iran: Nuk frikësohemi nga kërcënimet


Kleriku i lartë iranian, Ahmet Khatami, tha sot se Irani nuk do të zmbrapset nga kërcënimet për tu tërhequr nga e drejta e tij për teknologjinë bërthamore.

Zoti Khatami, që është anëtar i Asamblesë së Ekspertëve me autoritet, në këtë mënyrë iu përgjigj rezolutës, me të cilën Irani dënohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Kjo ishte rezoluta e parë e këtillë në katër vitet e fundit që u miratua nga kjo agjenci.

Shtetet e Bashkuara thanë se durimi ndërkombëtar lidhur me programin bërthamor iranian ishte “i kufizuar” dhe se nuk kishte mbetur shumë kohë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG