Ndërlidhjet

Pesë pelegrinë vdiqën nga H1N1



Pesë persona kanë vdekur gjatë haxhit nga virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave, njoftuan zyrtarët e Arabisë Saudite.

Gjatë pelegrinazhit u regjistruan 73 raste personash të prekur nga ky virus. Të njëjtat burime pohuan se vetëm 10% e rreth 3 milionë pelegrinëve ishin vaksinuar kundër virusit H1N1.

Në të tjera zhvillime rreth virusit, Kina njofton se dy qenë kanë rezultuar të prekur nga virusi H1N1. Ky është rasti i dytë i prekjes së kafshëve nga ky grip.
XS
SM
MD
LG