Ndërlidhjet

SHBA-të i tërheqin vërejtjen Iranit



Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr vërejtjen Iranit që të mos ndërtojë 10 uzina të reja për pasurimin e uraniumit. Uashingtoni theksoi se një hap i tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Qeveria e Iranit ka bërë të ditur sot se ka në plan të ndërtojë 10 uzina të reja për pasurimin e uraniumit. Puna do të fillojë brenda dy muajsh, raportoi televizioni shtetëror Iranian.

Irani mund të ulë ndjeshëm shkallën e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Dekalarata e kreut të parlamentit, Ali Larixhani u bë pas miratimit të rezolutës nga agjencia e Kombeve të Bashkuara, ku i kërkohej Iranit të ndërpresë punimet në një uzinë të re bërthamore afër Komit, dhe të pezullojë të gjitha aktivitetet që lidhen me pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG