Ndërlidhjet

Obama do të shpalosë strategjinë afgane



Presidenti amerikan Barak Obama pritet të shpallë se do të dërgojë mijëra trupa shtesë në Afganistan si pjesë e strategjisë së re, që ka për qëllimi të fitojë luftën kundër talibanëve dhe al Kaidës.

Obama pritet ta shpjegojë planin e tij në një fjalim në akademinë ushtarake në Uest Point, rreth orës 20 sipas kohës lokale.

Raportet citojnë zyrtarë të kenë thënë se presidenti mund të shpallë se ka vendosur të dërgojë edhe 30 mijë trupa amerikane, që do ta çonte në afro 100 mijë numrin e ushtarëve amerikanë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG